Climate of Kosovo

KLIMA E KOSOVES

Kosova eshte nje territor relativisht i vogel. Per shkak te pozicionit klimatik dhe struktures se komplikuar
te relievit, Kosova ka nje varietet sistemesh klimaterike. Pozicioni i saj ben qe Kosova te kete klime
te bute mesdhetare po ashtu edhe klime kontinentale. Faktore te rendesishem qe ndikojne ne Klimen e
Kosoves jane:
Pozicioni i vendit ndaj Euroazise dhe Afrikes,
Masat hidrografike (Oqeani Atlantik dhe Deti i Mesdheut),
Masat atmosferike (tropik, arktik dhe kontinental) etj
Faktore me pak te rendesishem jane:
Relievi, hidrografia dhe bimesia.

ZONAT KLIMATERIKE

Zonat klimatike te lugines se Ibarit influencohen nga masat ajrore kontinentale. Per kete arsye ne kete
pjese te vendit, dimrat jane te ftohte me temperatura mesatare nen 10°C, por qe ndonjehere kapin dhe
vlera nen -26°C. Vererat jane shume te nxehte me temperatura mesatare 20°C, por qe ndonjehere arrijne
deri ne 37°C. Kjo zone karakterizohet nga klime e thate me rreshje qe kapin 600 mm ne vit.
Zona klimatike e Metohijes, e cila perfshin ujndaresen e Drinit te Barhe influencohet nga masat
e ngrohta te ajrit, te cilat kalojne detin Adriatik. Temperatura mesatare gjate dimrit variojne
nga 0.5°C deri ne 22.8°C. Precipitimi mesatar vjetor eshte rreth 700m. Dimri karakterizohet nga
rreshje te medha bore.
Zonat klimatike te maleve dhe zonave me pyje karakterizohen nga nje klime pyjore, ne te cilen bien
shume rreshje shiu 900 deri ne 1300 mm ne vit,vera eshte e shkurter dhe e fresket dhe dimri karakterizohet
nga temperaturat e uleta dhe shume rreshje bore.
Perfundimisht mund te thuhet qe territori I kosoves karakterizohet nga nje klime me diell me
temperatura dhe lageshtira qe variojne nga nejri rajon ne tjetrin.

TEMPERATURA E AJRIT
Temperatura e ajrit eshte elementi kryesor klimaterik qe tregon ngrohtesine/ftohtesine ne shtresat
e atmosferes te cilat jane me afer siperfaqes se tokes. Ne Kosove ka diference termale ne drejtimin
horizontal dhe vertikal. Pjesa lindore eshte me e ftohte se pjesa perendimore.

Temperatura mesatare vjetore ne Kosove eshte 9.5°C. Muaji me i ngrohte eshte Korriku me nje
mesatare temperaturash prej 19.2°C e ndersa muaji me i ftohte eshte Janari me -1.3°C temperature
mesatare. Temperatura mesatare vjetore me e larte eshte ne qytetin e Prizrenit 12°C, ndersa me e
uleta eshte ne Podujeve 9°C. Me perjashtim te Prizrenit dhe Istokut te gjitha stacionet
metereologjike, ne Janar kane temperatura mesatare nen 0°C.

Vec temperaturave mesatare, karakteristikat termale te Kosoves mund te kuptohen me mire
duke analizuar vlerat me ekstreme qe hasen. Vlerat maksimale ne te gjitha stacionet metereologjike
jane me te larta se 35°C, ndersa vlerat me te uleta jane rregjistruar ne 6 Qershor 1963 ne Gjilan,
me nje temperature prej -32.5°C. Levizjet e temperatures se ajrit nga viti ne vit jane pak a shume
te dallueshme. Ne pjeset jugore te Kosoves, ditet tropike zakonisht zgjasin per 30 dite.

Precipitimi

Precipitimi eshte nje indikator i rendesishem i klimes ne Kosove dhe perfaqeson nje element metereologjik
me ndryshime te dukshme ne kohe dhe territor. Ne kosove mund te verehen te gjitha llojet e rreshjeve.
Rendesi te madhe kane rreshjet ne kodra dhe lugina, si dhe rreshjet e medha te bores ne malet e larta.
Prezenca e bresherit eshte nje fenonem i papelqyeshem per agrikulturen ne Kosove. Kjo lloj forme rreshjeje
ndodh zakonisht ne muajt Korrik dhe Gusht.

Megjithese Kosova shtrihet ne nje territor te vogel, ka diference te dallueshme ndermjet territoreve
te ndryshem sa i perket sasise se rreshjeve. Kosova ndikohet nga regjimi mesatar-detar dhe ai mesatar-kontinental. Ne perendim regjimi mesatar-detar eshte me i pranishem. Ky lloj regjimi eshte
i njohur per rreshejt e emdha te shiut gjate gjithe vitit (mbi 700 mm), sasia me e madhe bie ne
Nentor dhe sasia me e vogel e rreshjeve bie ne vere.
Pjesa lindore ndikohet nga rreshjet mesatare-kontinentale, te cilat njihen per mungese te shiut gjate
gjithe vitit ( rreth 600 mm), sasia me e madhe bie ne Maj dhe me e vogla gjate muajve te dimrit.

Sasia me e madhe e rreshjeve bie ne pjesen perendimore te Bjeshkeve (Bjeshket e Namuna ose Alpet Shqiptare)
me mbi 1750 mm ne vit, ndersa rreshjet me te pakta bijne ne pjesen lindore (Kamenice) me rreth 600mm
ne vit. Rreshjet e bores jane nje ndodhi e zakonshme gjate muajve te ftohte te dimrit. Ne pjeset e
uleta te kosoves ka afersisht 26 dite me rreshje bore ne vit, ndersa ne pjeset malore ka mbi 100 dite.
Numri i diteve me rreshje bore dhe trashesia e bores varen nga relievi. Rreshjet e bores jane te rendesishme
per ta mbajtur token te lagesht, te krijojne rezerva uji, ndihmojne ne turizem etj.

Leave a Reply